Twitter Twitter Facebook RSS linkedin

Këmbimi Valutor

Historiku dhe aktiviteti i SH. K. K Elbasan


Shoqëria Kursim Krediti Elbasan është një institucion jobankar e krijuar sipas ligjit 8782 dt 03/05/2001 “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit” i ndryshuar, miratuar me vendim Gjykate nr. 140 dt. 15/03/2007 liçensuar nga Banka e Shqipërisë më dt. 18/04/2007, regjistruar në Q.K.R Tiranë me nr. identifikimi K82927213U. Shoqëria funksionon sipas Statutit, Akt-themelimit eRrregullores së brendshme të sajë.
Historiku i kësaj Shoqërie është që nga viti 2001 me krijimin e Shoqerisë”  Banjë e Sipërme”, e cila u zhvillua në mënyrë graduale, por kërkesat për depozita ishin 4-5 herë më të mëdha së nevojat për kredi kështu që në vitin 2006 zgjëruam territorin e kasaj Shoqërie duke futur Komunat: Funar, Bradashesh, Labinot-Fushë, Labinot-Mal dhe Klos. Në muajin mars 2007 u krijua dhe Shoqëria Kursim Krediti Elbasan me teritor Bashkinë e Elbasanit. Në Qershor të vitit 2008 këto dy Shoqëri u bashkuan me Vendim Asambleje e u miratuan nga Banka e Shqipërisë. Meqenëse ishin dhe dy Shoqëri të vogla, Papër e Gracen me nga 10.000.000 lekë  portofol kredie bën kërkesë që të bashkoheshin me SHKK Elbasan dhe në muajin Qershor të vitit 2010 ato u bashkuan me Shoqërinë Elbasan të miratuar dhe nga Banka e Shqipërisë.
SH. K. K Elbasan e ushtron aktivitetin e saj sot në të gjithë Qarkun Elbasan
Shoqëria  ka dhe një zyrë në qendër të Elbasanit, në Lagjen Luigj Gurakuqi, Pallati nr. 73, Ap 1,  në katin e parë e cila është shumë e përshtatëshme për aktivitetin tonë.
Objekti i kesaj Shoqërie është që të marrë depozita me ose pa interes nga antarët dhe t’iu japë antarëve kredi sipas rregullores e statutit të Shoqërisë.
Shoqëria ka një bord drejtues prej  shtatë anëtarësh ku përfaqëson të gjithë teritorin e saj.
Gjithashtu Shoqëria ka dhe një administrate me pesë punonjës: Administratori, Ekonomisti, dy Oficere Kredie dhe një Arkëtar
Shoqëria ka një bilanc pozitiv dhe një qëndrueshmëri në treg në fushën e mikrokredisë.
Sipas bilancit të Shoqërisë të dt. 31/06/2012, të raportuar dhe pranë Bankës së Shqipërisë, Departamenti Mbikqyrjes Shoqëria ka një portofol kredie  166.000.000 lekë, me portofol në risk 1.3%, Depozita të anëtarëve 190.000.000 lekë, Fonde Vetjake 30.000.000 lekë.
Aktivitetin kryesor për vitin 2012 ka qenë dhënia kredi anëtarëve të Shoqërisë për Bujqësi, e Blegtori, Sherbime, Tregti etj... si  Sera Diellore, Pemetari, Gjedhë (lopë dele e dhi), ndërtim, Bar-resorant  Riparim shtëpie dhe mobilim, etj....
SH. K. K Elbasan jep kredi për të gjithë llojet e aktiviteteve që ndodhen në zonën rurale, njëkohesisht dhe per rritjen e mirqënies së tyre.
Për vitin 2012-2016 SH. K. K Elbasan ka bërë parashikimet sipas Biznes Planit 5- Vjeçar.

Na kontaktoni

Mund të na kontaktoni në Adresën tonë Postare. Lagja "Luigj Gurakuqi" P. 73 Kati 1 Elbasan Albania

 e-mail This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 Tel: 003554253099

 

Scroll to Top